Spektaklit të Big Brother po i vjen fundi dhe dinamikat në shtëpi vijojnë të bëhen më të “nxehta”. Të ftuar në “Shqipëria Live”, shoku i Deas, Djamant Sala dhe gazetarja Klotida Harka kanë komentuar situatat në shtëpi.
“Mendoj se të katërt bënë gabim të katërt që u kthyen brenda, se tashmë i kishin humbur shumë situata në shtëpi.
Nga të gjithë banorët e rihyrë mendoj se në finale mund të shkojë Efi. Në lidhje me finalistët mendoj se do të jenë: Luizi, Efi, Dea dhe Kristi.
Për sa i përket lojës së Deas do i thoja që ta shijojë pak më shumë dhe mos t’i marrë aq personale situatat, sepse e shoh shpesh nëpër cepa të shtëpisë të mërzitur”, u shpreh shoku i Deas, Djamant Sala.
Gazetarja Klotida Harka, foli në lidhje me debatet e krijuara mes Kiarës, Efit dhe Luizit. Ajo tha se tashmë Kiara po vuan karmën, pasojat e veprimeve të saj në fillim të marrëdhënies me Luizin.
Diskutime rreth kësaj post