Është përfolur shumë se Kiara është kthyer në një pengesë në lojën e Luizit mirëpo asnjëri nuk e ka pranuar. Deri tani! Luizi i tha hapur partneres së tij, se nëse nuk do ishte ajo brenda ‘Big Brother VIP’ që nga dita e parë, mbase do ishte bërë shok me Kristin.
Kiara i kërkoi që të mos flisnin më për këtë temë, duke e lënë muhabetin në gjysmë.
Luizi: Po të mos kishte qënë ti këtu, që nga fillimi, do isha shok me të.
Kiara: Po mos ma përdor më këtë gjë. Po mirë ai e tha, varja, mos t’i rikthehemi më kësaj gjëje, nuk mendoj se është gabim në kuadër të lojës.
Luizi: Po në lojë ma bëri, në lojë ai bëra.
Diskutime rreth kësaj post