Ambasadorja Yuri Kim ka folur për klimën e biznesit në Shqipëri. Kim tha se duhet zgjidhur korrupsioni. Ajo tha se duhen pastruar gjykatat.
Pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: Një ndër tre priorotetet e misionit tuaj në Shqipëri, është biznesi, krjimi i një klime të favorshme për investimet amerikane. Por ndërsa dy kompani të mëdha, po përgatiten për të hyrë në sektorin energjitik, besimi i atyre që punojnë në Shqipëri ka ardhur duke u ulur. Sondazhi i fundit e Dhomës amerikane të Tregtisë, tregon një rënie në nivelet e vitit 2012. Ata flasin për problem me taksat, me monopolet, me prani të asaj që njihet si oligarki. Pra nëse i referohemi ndjesisë së sipërmarrësve të Dhomës amerikane, situata duket e përkeqësuar….
Ambasadorja Kim: Mendoj se duhet të shihni të dhënat faktike për nivelet e investimit, por ia vlen të dëgjohen ndjenjat që shprehen nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe investitorë të tjerë. Mendoj se është diçka e mirë që Kryeministri ka ngritur një forum ku dhomat e ndryshme të tregtisë, jo vetëm amerikane, por italiane, gjermane, një numër dhomash të tjera, bëhen bashkë për të ndarë idetë e tyre dhe, në fakt, në disa raste, për të paraqitur kërkesat e tyre.
Është diçka e mirë të ndodhë, por më gjerësisht, mendoj që ajo që pasqyrojnë këto raporte është fakti që korrupsioni vret investimet. Vret shpresën. Prandaj, duhet zgjidhur korrupsioni. Nuk është çështje morale, nuk është çështje vetëm morale. Është një çështje e biznesit. Është një çështje e begatisë. Është çështje e sigurisë. Pra, gjykatat duhet të jenë të pastra. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kalojnë vettingun. Rregullat duhet të jenë të qarta dhe proceset duhet të ndodhin në kohë dhe duhet të jenë të efektshme dhe, në fund të ditës, mendoj se barra i bie qeverisë që të demonstrojë dhe në fakt të ndërmarrë hapa që pastrojnë korrupsionin, që sigurojnë që reforma në drejtësi zbatohet shpejt, dhe që të bëjë të qartë se cilat janë rregullat dhe procedurat dhe, përsëris si në fillim, të drejtat e pronësisë qëndrojnë në thelb të kësaj. Pra, kjo është fusha e madhe ku qeveria e re, e cila është qeveria e vjetër, mund të bëjë një dallim të madh historik.
Diskutime rreth kësaj post