Banorët e zonës së Unazës së re, banesat e të cilëve preken nga projekti, në ditën e 11 të protestës kanë bllokuar edhe këtë pasdite rrugën kryesore.
Ata kanë hedhur thirrje: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetare”, “Poshtë hajdutët” duke hedhur dhe kapsolla. Më tej ata kanë djegur sërish goma në mes të rrugës dhe kanë kërkuar që të dëgjohen nga autoritetet e shtetit.
“Këtu do nis revolucioni njësoj siç lindi në Francë në një qytet të vogël dhe më pas u përhap në të gjithë vendin. Në këtë protestë ata janë mbështetur edhe sot nga deputetët e PD dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha që zhvilloi një takim me ta.
Diskutime rreth kësaj post