Kryetari i PAA Agron Duka i dërgoi mbrëmjen e djeshme një ultimatum të prerë kreut të PD, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘Hard Talk’, Duka deklaroi se nëse brenda javës Basha nuk shpall listën e kandidatëve opozita vë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve. Sipas Dukës, kjo vonesë do ketë kosto negative për opozitën. Duka tha se shpreson që Basha ta realizojë këtë.
-Ju dhe një pjesë tjetër e opozitës keni deklaruar se nëse Basha nuk bën publike emrat e kandidatëve për deputetë sa më shpejt, atëherë opozita nuk do ta ketë të lehtë në zgjedhjet e 25 prillit. Çfarë po ndodh?
-Këto ndryshimet Kushtetuese të papritura faktikisht, lanë të çuditur edhe ata të PS sepse nuk mendohej që mund të kishte një kthesë të tillë dhe në një farë mënyre ndryshim të rregullave të lojës. Këto bënë që PD dhe gjithë opozita të jenë një hap pas sepse siç e dini ju e quajtën shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Më vonë u prit në një farë mënyre edhe më institucionale vendimi i Venecias dhe të gjitha këto sollën vonesa. Mendoj që nuk jemi në limitet e kohës por duhet patjetër që të fillojmë.
-Kur do filloni?
-Unë kam këto indikacione që zoti Basha po mbaron brenda kësaj jave, të paktën i besoj bisedës direkte të bërë më të jo më larg sesa dje, brenda kësaj jave të shpallen koordinatorët ose drejtuesit e qarqeve dhe nga ana tjetër brenda kësaj jave të shpallen edhe kolaicionet me aleatët. Pyetjes suaj nëse nuk bëhet brenda kësaj jave.
Diskutime rreth kësaj post