Në ditë si këto kur përmbytjet po bëjnë namin dhe kur Forcat e Armatosura dhe ato të Mbrojtjes Civile, janë të “gjymtuara” për t’u ardhur në ndihmë popullsisë civile, pasi kanë skarcitet dhe mungesa të konsiderueshme mjetesh, kujtohemi për ato që nuk janë më.
Shumë mjete ushtarake teknologjike dhe të përdorimit special u mungojnë sot FA-së, në pjesën më të madhe të rasteve jo prej pamundësisë, por prej marrëzisë
Në 25 vitet që lamë pas dhe që jemi goditur nga një pafundësi fatkeqësisë natyrore, të të gjitha tipeve, ku nuk kanë munguar as humbjet në jetë njerëzish, jemi kujtuar se dikur kishim edhe mjete.
Po ku janë sot mjetet amfibe të Ushtrisë Shqiptare? Në kronikat televizive shikojmë që forcat në terren operojnë me mjete fare primitive, atyre u shtohen disa kamionë të falur “IVECO” nga ushtria Italiane ndër vite (pjesa më e madhe nga 1997-a), si dhe disa barka e gomone sa një “govatë”.
Më për të qeshur janë ato të policisë së shtetit, që futen në ujë me furgonë dhe ngecin me gjithë mjete…
“Mapo.al” për të rifreskuar memorien e shqiptarëve por edhe për t’u bërë apel strukturave shtetërore se, këto mjete që sot i kanë hedhur për skrap, shitur, apo dhënë privatëve që bëjnë turizëm, duheshin pikërisht për ditë si kjo e sotmja.
Në bashkëpunim me “Albanian-Transport”, sjellim një foto-galeri të mjeteve që duhet të kishin strukturat e FA-së, dhe Emergjencave Civile për të përballuar situate të tilla si këto përmbytje që po bëhen të përvitshme.
Diskutime rreth kësaj post