Këto janë zonat erogjene në trupin e mashkullit:
Thithkat
Ashtu sikur femrat, edhe thimthat e meshkujve renditen në zonat erogjene me ndejshmëri të madhe. Edhe pse thimthat e meshkujve nuk kanë ndonjë rol përcaktues, kjo nuk do të thotë se ato janë krejtsisht të padobishme, ata përmbajnë mbaresa nervore që presin ti ngacmojnë!
Perineumi
Perineumi (zona midis anusit dhe skrotumit) është i tëri me nerva perineale, të cilat ndihmojnë në përcjelljen e kënaqësisë seksuale nga organet gjenitale në tru.
Veshët
Shumë të ndjeshëm gjatë prekjes për shkak të një numri të madh të receptorëve ndijor në lëkurë, veshët renditen gjithashtu në listën e zonave erogjene.
Penisi
Stimulimi i penisit në mënyrë të konsiderueshme kontribon në kënaqësinë seksuale dhe llogaritet njëlloj sikur vagina, pjesa më erogjene e trupit.
Goja dhe buzët
Njihen si zona shumë të ndjeshme, buzët e meshkujve i përgjigjen prekjeve të lehta, temperatures apo presionit. Puthja gjithashtu shkakton lirimin e hormoneve gjatë intimitetit, veçanërisht oksitocina i quajtur “hormoni i dashurisë”.
Skrotumi
Renditet në vendin e tretë, pas penisit dhe buzëve, skrotumi paraqet një nga zonat më erogjene të meshkujve për nxitjen seksuale. Këtu janë të pëqëndruar shumë nerva që nënkupton se është zone super e ndjeshme në prekje.
Qafa
Edhepse qafa nuk është aq e ndjeshme sa e femrave, por ende renditet mjaft shumë në listën e zonave erotike. Qafa ka ndjeshmëri të madhe ndaj prekjeve të lehta dhe vibrimeve, duke e bërë atë një vend kryesor për prekje të lehta erotike.
Diskutime rreth kësaj post