Menjëherë pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, Komisioni i Ligjeve nisi nga puna për përzgjedhjen e kandidatëve të ri për Prokurorit të Përgjithshëm.
Në pamundësi që kryeprokurori i ri të zgjidhet me 84 vota, prej kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi KLP nuk është krijuar ende, jemi në situatën kur tek Ligjet janë shpallur 3 nga 7 kandidaturat që plotësonin kriteret për të qenë Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Kjo situatë parashikohet nga dispozitat kalimtare të ligjit të Prokurorisë. Në këtë rast Kuvendi vendos që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i kryen prokurori me më shumë eksperiencë që përmbush kriteret ligjore.
Kësisoj, ditën e premte, në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca ka përjashtuar 4 nga 7 kandidatët për Prokuror të përkohshëm. Ndërkohë që ka lënë në garë vetëm tre emera: Ermira Tafani, Arta Marku, dhe Ferdidand Elezi.
Ditën e nesërme në seancë do të votohet për 3 kandidaturat që plotësojnë të gjitha kriteret për Kryeprokurorin e përkohshëm, por kush janë profilet e tyre nga shkollimi tek karriera:
Megjithatë Ermira Tafani ka diçka në CV e saj që nuk e kanë dy kandidatët e tjerë, punon vullnetare prej vitit 1995 në “Shoqërinë shqiptare-amerikane të Ligjit”.
Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, prokurore në rrethin e Shkodrës, është një nga kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm. Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi. Bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të bujshme. Ndërkohë që në media ka qarkulluar lajmi se 41-vjeçarja është propozim i kreut të Komisionit të Ligjeve dhe deputetit të PS, Ulsi Manja. Ky i fundit e ka mohuar diçla të tillë.
Ferdinand Elezi ka kryer funksionin e prokurorit që prej vitit 1999, kur është emëruar në detyrën e drejtuesit të prokurorisë së rrethit Kavaje deri në vitin 2002. Pas kësaj detyra ai ka qenë zëvendësdrejtues i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës deri në vitin 2005, kur është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Prej vitit 2006 e në vazhdim, Elezi ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Durrës. Ndërsa për Elezin është aluduar se ka mbështetjen e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako i cili është duke lobuar fuqishëm që mazhoranca socialiste të votojë atë si kryeprokuror të ri të përkohshëm./Tellalli.al
Diskutime rreth kësaj post