Albinizmi është një gjendje gjenetike, e karakterizuar nga mungesa e pigmentit, e domosdoshme për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve.Sipas statistikave të fundit , një në 17,000 persona ka një lloj albinizmi.
Njerëzit me albinizëm zakonisht kanë lëkurë, flokë dhe sy mjaft të zbehtë .Por, njihuni me dy motrat, albine, që kanë vjedhur vëmendjen e ndjëkesve.
Dy motra albino nga Kazakistani morën internetin me bukurinë e tyre të rrallë! Aselya Kalaganova 14-vjeçare dhe motra e saj e vogël Camilla kanë arritur të bëhen yje të vërteta të Internetit! Aselya dhe Camilla ngarkojnë rregullisht fotot e tyre, dhe adhuruesit mahniten nga bukuria dhe karizma e tyre unike.
Nëna e tyre Ayman zbuloi se mjekët u tronditën kur ajo lindi vajzën e madhe, pasi ata kurrë më parë nuk kishin pare një foshnje me albinizëm.
Nga rruga, Aselya dhe Camilla nuk janë fëmijët e vetëm në familjen e tyre, pasi ata gjithashtu kanë një vëlla Aldiyar. Por vëllai i tyre i mesëm vë në dyshim pse ai nuk duket si vëllezërit e motrat e tij.
Aldiyar lindi me lëkurë të errët dhe flokë të errët, dhe kur ata janë së bashku është e pamundur të besohet se Aselya, Aldiyar dhe Camilla janë nga një familje.
Diskutime rreth kësaj post