Ka gjëra që meshkujt do të donin të bënin me partneret e tyre, por këto të fundit nuk i bëjnë thuajse kurrë.
Çdo marrëdhënie është, natyrisht, një histori në vetvete, por ka disa gjëra që me të vërtetë i pëlqejnë djemtë.
Cilat janë gjërat që mashkulli yt do të donte të ishte në gjendje të bënte me ty? Dhe se ne femrat rrallë vendosim t’i bëjmë me të?
Të praktikojnë sporte së bashku
Nuk ka asgjë më të bukur për djemtë se sa të ndajnë sportin e tyre të preferuar me të dashurën / partneren / gruan. Këto janë aktivitete që meshkujt do të donin të bënin së bashku.
Të luajnë videogames
Videogames janë një pasion i madh, jo vetëm për djemtë. Por ata nuk gjejnë gjithnjë partnere që dinë ta ndajnë këtë dashuri të madhe me ta. Për ta nuk do të kishte asgjë më të mirë se të luanin me partneren me video games!
Të mos e neglizhoni pamjen fizike
Sigurisht, ajo duhet të jetë reciproke, por shpesh marrëdhëniet përfundojnë, sepse në një çift ne zëmë rehat dhe nuk mendojmë më për veten, për t’u kujdesur për veten, për tu veshur mirë, për t’u bërë më interesante. Femrat harrojnë se këtë duhet ta bëjmë jo vetëm për partnerin, por edhe për veten tonë.
Të shkoni në stadium së bashku
Meshkujt duan të ndjekin ndeshjet e futbollit në shtëpi, monopolizojnë telekomandën, por duan të shkojnë edhe në stadium. Dhe çdo mashkull do të donte që të paktën një herë të merrte partneren me vete për të ndjekur një ndeshje!
Të flini me këmishën e ekipit të tij të futbollit
Për shumë meshkuj duket se nuk ka asgjë më sensuale…
Të flini në gjoksin e tij
Nuk ka asgjë më romantike dhe të ëmbël në një marrëdhënie, apo jo?
Puthjet
Kush tha se meshkujt nuk i duan puthjet? Ata i duan, sidomos nëse ata befasohen.
Të ecni zbathur
Duket e çuditshme, por kështu është. Ata duan të shohin partneren duke ecur zbathur rreth shtëpisë!
Diskutime rreth kësaj post