Një 80-vjeçare nga Tirana, e cila ka pasion leximin i ka lënë pa fjalë të gjithë me jetën e saj tepër aktive. E ftuar në emisionin ‘Vizioni i pasdites’, nëna Lule ka treguar se gjatë jetës së saj ka punuar shumë, ndërsa tani po e shfrytëzon kohën e saj për të bërë udhëtime.
“Kam dëshirë të madhe të lëviz në vende që nuk i kam parë asnjëherë. Këto 4 vite po udhëtoj sepse nuk kam pasur mundësi. Në jetën time kam patur shumë ngarkesë, kam ndihmuar vajzat për fëmijët e tyre, burrin e kam pasur të sëmurë me sëmundje tepër të rëndë. Këto 4 vjet më duket sikur jam bërë si Ferrari. Kam ndenjur 9 muaj në Itali, kam shkuar në Arabinë Saudite, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë etj”, – tregon ajo.
Periudha e saj e shtatzënisë ka qenë vetëm me punë, madje nëna e saj e këshilloi që të mos e linte punën asnjë minutë sepse sipas saj lind më kollaj fëmija. Ajo tregon se për 40 vite ka punuar në spitalin e Tiranës.
Nuk kanë munguar as të qeshurat në studio, ku nëna Lule thotë se vajzat janë shejtan.
“Ne femrat jemi çik të prapta ndërsa djemtë janë si mbretër”, – thotë mes të tjerash.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post