E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë moderatorja e njohur Arjola Shehu, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Si e ka parë Arjola Shehu Big Brother VIP gjatë gjithë kësaj kohe?
Agresiv e kam parë, sigurisht ata personazhe që janë bërë protagonistë dhe kanë në “gjak” edhe atë pjesën e debatit. Dikush edhe e ka shtirur si fillim, kam parë një Big Brother ku nuk ka patur vetëm një të vetëm lider dhe fakti është se finalja po afron dhe janë shumë të shpërndarë njerëzit dhe fansat e BBV se kush mund të jetë fituesi. Mendoj që kjo e bën edhe më interesante sepse ne vitin e kaluar e ndoqëm ndoshta finalen me më pak interes sepse e dinim praktikisht që 90% e publikut ishte pro Luizit. Kurse në këtë rast publikun e shoh shumë të shpërndarë dhe nuk e kam edhe vetë të qartë se kush mund të jetë fituesi. Bëj këto parashikimet e mia.
Sipas Arjola Shehut kush mund ta fitojë edicionin e tretë të Big Brother VIP?
Mendoj që këtë vit mund ta marrë një femër, meqenëse ka patur dhe është diskutuar shumë ideja e gjinisë femërore në BBV. Nga vajzat që janë pretendente shoh kryesore Eglën dhe Heidin por mendoj që Egla ka qenë një shembull agresiv dhe jo fort i mirë për publikun kështu që një analizë logjike mua më çon tek Heidi.
Diskutime rreth kësaj post