Ambientalisti Sazan Guri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për situatën në Fier, ku e gjithë fusha e mbetjeve ditën e djeshme është e mbuluar nga dheu, pas disa ditësh që u përfshi nga zjarri,
Guri shprehet se djegia e mbetjeve vazhdon nga brenda, dhe sipas tij kjo djegie lëshon metale dhe helm në ujërat nëntokësorë.
“Djegia vazhdon nga brenda, janë 70 vite plehra dhe ajo djegia që është e pakontrolluar nga thellësia dhe anash, lëshon metale të rënda ndotje dhe helme të ujërave nëntokësorë. Këta me të vërtetë e mbuluan por nuk mbuluan por nuk mbulohet dielli me shosh, prandaj do i bëja thirrje SPAK dhe qeverisë shqiptare që këto djegie që ka hedhur dyoksid, shteti dhe qeveria duhet të masë sesa metra kilometra ka shkuar ky oksid në gjethet e bimëve. Sepse këto gjethe bimësh që nesër janë ushqim për bagëtitë dhe për njeriun, ne nuk e dimë që kjo dioksinë që është në ajër që nuk zbërthehet në ajër por bie bashkë me metalet e rënda në gjethet e çdo lloj peme.
Qeveria urgjent të masë me laboratore të certifikuara jashtë shtetit rrezet e ndikimit të kësaj dioksine në gjethet e bimëve. Hedhja në ajër e metaleve të rënda të mbetjeve prej 70 vitesh apo hedhja në ajër e dioksinës janë element shumë të rrezikshëm kanceroze. Këtë situatë duhet ta çojmë në SPAK. Duhet të çojmë qeverinë dhe Bashkinë. Qeveria duhet të bëjë matjen se sa kilometra është ndarë kjo dioksinë. Nëse ndodhet më e madhe 0.03 kilogramë të kësaj dioksine, kjo lëndë nuk duhet të ushqehet. Helmi është brenda, dioksina dhe metalet nuk janë djegur vetëm janë transformuar”, u shpreh Guri për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post