Mbrëmjen e djeshme në ‘Soiree’ nga Jonida Shehu ishin të ftuar veteranët e luftës në kuadër të 75 vjetorit të Çilirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Një ndër ta ishte dhe Serveti, gjyshi i moderatores së njohur, Dojna Memës.
Ai është pyetur nga Jonida nëse iu flet mbesave për luftën dhe a mendon ai se ato do të bënin të njëjtën gjë si gjyshi po të ishin në të njëjtat rrethana, pra të luftonin për çlirimin e vendit dhe përgjigjja e tij nuk pritej.
“Unë ju kam folur patjetër për luftën dhe Dojna e Mikela më kanë thënë që krenohen që kam marr pjesë. Ato më thonë që o gjysho mos ki merak se stafetën do ta mbajmë dhe do të luftojmë për mbrojtjen e vlerave të luftës antifashiste. Unë kam besim tek Dojna se jo vetëm që do i mbrojë vlerat e luftës antifashiste, por e shikoj edhe në mënyrën sesi ajo komunikon me mua”, u shpreh ai.
Më tej Jonida i ka shtruar pyetjen: “Do ishte Dojna një partizane nëse sot do të ishin të njëjtat rrethana si atëherë?”, dhe Serveti ka treguar se ai ka shumë besim te mbesa e tij dhe mendon se ajo mund të bënte edhe shumë më shumë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post