Ndërsa lideri i PD-së, Lulzim Basha, po viziton në qytete të ndryshme fermerët për të ndarë shqetësimet e tyre, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se një veprim të tillë partia që ajo drejton e ka bërë kohë më parë.
Kryemadhi tha se nuk ka patur një akordim me PD-në për të dalë me një plan vetëm, teksa tha se kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga përfaqësues i LSI-së ka pasur më shumë të ardhura.
“Këtë gjë që Basha po e bën sot ne e kemi bërë kohë më parë. Por nuk pati akordim mes dy partive. Bujqësia është një nga fushat më të vështira që ka sot Shqipëria. Propozojmë që s’ka një bujqësi që konkurron dhe s’ka subvencione nga shteti. Kemi një program që do të hartojmë me partitë e tjera, ka pasur probleme dhe kur kemi qenë ne në pushtet, por në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 50 mln euro si rezultat i punës, sot është minus mbi 70 mln euro që i vijnë buxhetit të shtetit nga bujqësia”, tha Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët.
Diskutime rreth kësaj post