Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një këshillë për ish-kryeministrin Sali Berisha para mbledhjes së Kuvendit në 11 dhjetor.
Postimi i plotë:
“Një këshillë për Berishën në prag të Kongresit!
“Foltorja” është një institucion politik tashmë brenda PD-së dhe injorimi nuk mjafton për ta zhbërë. Sali Berisha është në delir për numrin e ndjekësve në bazë dhe numrin e mbështësve në nivelin e “opinionbërës”. Ajo që mbetet për tu parë tani është nëse Berisha do të bëjë një Kuvend apo do të bëjë një Miting të madh, përmbyllës të fushatës së Foltoreve.
Nëse Berisha do të marshojë në 11 Dhjetor, si një fitimtar, pikërisht atëherë PD ka humbur përfundimisht.
Këtë pritet ta mësojmë në datën 11 dhe këtë e ka në dorë vetëm ai. Dhe Kuvendin nga Mitingu nuk e dallon vetëm ana protokollare, por mbi të gjitha vendimet që do të merren.
Besoj se ka vetëm një vendim që do të bëjë ndryshimin, ai i zgjedhjeve të vërteta. A do të shpallë ai një fushatë reale zgjedhore, apo do të zbatojë parimin “topin e kam unë, penalltinë do ta gjuaj unë”.
Nëse Berisha do të vetëshpallet kryetar të shtunën, atëherë të gjithë mbështetësit e tij duhet të kthehen në shtëpi, pa pritur fundin e kuvendit. Nëse ai do të shpallë seriozisht zgjedhje, atëherë unë kam një propozim:
Kandidatët për kryetarë të bëjnë atë që bënë kandidatët për kryetar të Partisë Laburiste, në 1994, Toni Bler, Margaret Beclett dhe John Smith, të cilët iu drejtuan debateve publike televizive për të parashtuar platformat e tyre politike.
Kjo ishte kthesa e madhe që transformoi një parti të lodhur nga qëndrimi në opozitë dhe e çoi drejt pushtetit.”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post