Analisti i njohur Frrok Çupi ka hedhur akuza tronditëse për partinë e krijuar nga çifti Meta-Kryemadhi. Ai tha se në organizimet verore të organizuara nga LSI në bregdet (Jalë), nuk dihen ende çfarë kursesh ofrohen, por sipas tij dyshohet se aty mësohen organizime militare për ushtrimin e dhunës, frymën me të cilën i rrit LSI.
Pjesë nga intervista në Open
Frrok Çupi: Janë dy reparte militare në Shqipëri. Partia Demokratike, e cila është historikisht parti militare dhe partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila akoma nuk po gjykohet se pse i ka kurset e rinisë militare në bregdet. Askush nuk i ka parë programet e tyre se ç’programëe kanë ata. Çfarë leksionesh bëjnë sepse këto janë tipike vendet ku kalitet njeriu i ri.
Eni Vasili: Kanë organizime verore, ju thoni se kanë organizime militare???
Frrok Çupi: Unë dyshoj se aty ka shkolla për krijimin e njeriut të ri. Këtu duhet të gjykojë ligji.
Diskutime rreth kësaj post