Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mori zyrtarisht kryesimin e OSBE. Menjëherë pasi kryeministri mbajti edhe fjalën e parë, ka ardhur reagimi i ish-kreut të Aleancë Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Ai ironizon kërkesën e opozitës që këtë vit të mbahen zgjedhje të parakohshme të lira dhe përballë vë faktin që këto zgjedhje do të monitorohen pikërisht nga Edi Rama që ka marrë kreun e OSBE.
“Dmth. Opozita shqiptare kërkon me ngul zgjedhjet e parakohshme këtë vit, duke qenë se Rama mori kreun e OSBE, do kryej edhe misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të lira që kërkon Luli dhe Mona! Këta ose janë debila ose mendojnë që populli është budalla!”, – shkruan Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post