Avokat Spartak Ngjela shprehet se politika është ajo që po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Presioni amerikan është shtuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa po shkohet drejt përfundimit të afatit kohor të vendosur.
“Si pasojë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese Shqipërisë i janë ndërprerë të gjitha procedurat për njohjen e saj ndërkombëtare, e sidomos hapjen e negociatave me BE”, është shprehur Ngjela në një intervistë për ABC.
Sipas avokat Ngjelës pengesat për Gjykatën Kushtetuese do të mbikalohen dhe kjo do të ndodh brenda këtij muaji.
“Nëse nuk ngrihet Gjykata Kushtetuese dështon politika amerikane në Shqipëri, këta lapaculë do të bëjnë të dështojë politika amerikane? Pamundësi absolute,” ka thënë Ngjela.
“Sipas të gjitha të dhënave njeriu i parë që do të goditet për korrupsion është Presidenti, por Presidenti nuk mund të shkarkohet dot pot ë filloj procesi penal i tij vetëm nga Parlamenti, duhet ta shkarkojë dhe Gjykata Kushtetuese”
Aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar si të përshtatshëm 3 kandidatë, për 3 vende vakante në Kushtetuese, ndërsa ligji kërkon që për çdo vakancë ti çohen minimalisht institucioneve emëruese, Presidentit dhje Kuvendit, nga 3 kandidatët për çdo pozicion.
Diskutime rreth kësaj post