Edi Rama njoftoi sot se më në fund bëhet realitet tregu i përbashkët elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, një projekt i nisur 10 vjet më parë, për të cilin kryeministri zbuloi sot arsyen që e bllokoi zbatimin e saj për vite me radhë.
Sipas shefit të qeverisë, vetoja e Serbisë për të njohur pavarësinë e rrjetit të transmetimit të Kosovës ka qenë arsyeja pse pas përfundimit të projektit në vitin 2016, ai nuk mori jetë.
Për zgjidhjen e këtij ngërçi, Rama ia atribuoi meritat të ashtuquajturit Shengenit Ballkanik dhe iu përgjigj të gjithë kritikëve.
“U desh viti 2014 që qeveria jonë të fillonte zbatimin e këtij projekti madhor dhe e mbyllëm në 2 vjet, 2016.
Sot jemi 4 vite pas përfundimit të plotë të projektit, kam qenë i pranishëm me Isa Mustafën kur kemi lajmëruar përfundimin e projektit dhe linja nuk u vu në punë, për arsyen që duhet thënë sot dhe që mbase u shërben atyre që në mënyrë të verbër kundërshtojnë përpjekjen tonë të vazhdueshme për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së rajonit.
Vetoja e Serbisë, ishte arsyeja e linja mbeti peng i një formaliteti, në kushtet e mungesës së një vullneti politik.
Kosova për 4 vjet s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjeti evropian i transmetimit se pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës me kusht që të mbetej përsëri i varur nga Serbia.
Ky është Shengeni rajonal. E përsëris, ky është Shengeni rajonal.
Kështu zgjidhen problemet që kanë rëndësi shumë të madhe e mbeten peng i fjalëve të mëdha, sherreve të mëdha që ka penguar shqiptarë të shohin përtej hundës së tyre.
Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon, e duke njëhsuar qasjen me ndihmën e mbështetjen e BE dhe SHBA sa i përket të ardhmes së rajonit ta heqim atë veto e të marrim mbrapsht këtë për të cilën sot jemi mbledhur, hapjen e vënien në funksion të këtij projekti që sic e thoshte paraardhësi im është një prej projekteve më të mëdha mes dy shteteve tona.
Fundi i kësaj historie i jep sot jetë këtij projekti. Një hapësirë e pavarur, në një treg më të gjerë rajonal, që është edhe hallkë e një sistemi më të gjerë si ai europian. Vënia në punë e linjës 400 kë do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe do rrisë konsiderueshëm rrjetin interkonjektiv të OST.
Sjell një shembull nga Bernd Fischer për luftën e dytë botërore, ku tregohet në detaj si interesat e tregut kishin bashkuar në një hapësirë Shqipërinë e Kosovës nën sovranitetin e atëhershëm italian. Ishte periudha kur Shqipëria e Kosova jepnin e merrnin në mënyrë reciproke. Kosova mbulonte nevojën e Shqipërisë për produkte bujqësore, Shqipëria për blegtorale. Kosova për qymyr, Shqipëria për krom dhe hekur. Tani po e njëjta. Shqipëria gjeneron 97% nga hidrocentralet, Kosova 97% nga termocentralet. Integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi në linjë i OST me KOSTT-in. Faktikisht kjo do të thotë që siç e nënvizoi ne jemi reciprokisht më të fuqishëm nga pikëpamja e kapaciteteve. Sa na takon si Shqipëri, duke qenë se kemi një nivel kaq të lartë të prodhimit të energjisë të pastër. Hapet perspektiva edhe përmes kësaj linje, edhe për investimet Skavicën, dy parqet fotovoltaike për të mundur të eksportojmë.
Në Shqipëri për herë të parë pas kësaj firme, mund të programojmë më mirë tepricat dhe mangësitë sezonale, që ndikohen nga kushtet klimaterike Ndryshe nga koha që përshkruan Fischer, kjo është një kohë që ne vijmë në këtë përfundim si shprehje e vullnetit sovran, të dy qeverive në dy shtete sovrane. Shembull që të gjithë xhagajdurët këtje e andej, kufirit, që venë kujën patriotike për të penguar projektet ekonomike, të kuptojnë qasjen tonë dhe çdo të thotë Shengeni Rajonal. Nuk është doërzim i pavarësisë, por fuqizim i saj.
Krijimi i bllokut të kontrollit Shqipëri-Kosovë është zgjidhja më e mirë për problematikën e nevojën për rezerva për çdo zonë të veçantë kontrolli. Blloku sjell një përfitim të madh, duke siguruar një potencial të madh kurismi ndaj totalit të rezervave. Rritja e sigurisë, optimizimi i menaxhimit të rezervave. Bashkohem plotësisht me ministren kur tha se çka bërë OST dhe KOSTT për të arritur të shkelet butoni dhe të fillojë qysh prej mesnatës është një shembull kuptimplotë për ata që duan të kuptojnë. Gur kilometrik në rrugën e ndërveprimit me sukses. Hapësira shqiptare që është krijuar me këtë do jetë një shtyllë në historinë e krijimit të tregut rajonal. Në të adhmen e afërt do jetë pjesë e tregut europian. Dua ta mbyll se nuk është fundi, është vetëm vazhdimi i një rruge kjo që dëshmojmë sot, sepse fundi është integrimi i plotë në tregut europian që kalon përmes tregut rajonal”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post