Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit para Gjykatës së Posaçme ku u mbajt edhe seanca e radhës për çështjen e tij. Tahiri u shfaq para gjykatës i buzëqeshur ndërsa nuk i kurseu as batutat me një nga operatorët që po e filmonte, pasi ky i fundit po humbiste ekuilibrin.
Siç dëgjohet në video, operatori shprehet se: Ka ekuilibra, ndërkohë që Tahiri iu përgjigj me humor se: Kështu e hanë të gjithë!
Pas këtij mesazhi të koduar dhe ndërkohë që gjykata vendosi të shtyjë për të premten vendimin për Saimir Tahirin, ka ardhur një reagim i fortë nga ish-shefi i anti-drogës, Dritan Zagani.
“Ma lehtësoi pak dhembjen qorri, e paska kuptu si e hane te gjithe kot per qejf te njërit”, shkruan Zahgani teksa publikon videon ku Tahiri shkëmben batuta me operatorin.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post