Në ciklin e fotove të vjetra që poston në Facebook, studiuesi Robert Elsie, vjen një seri tjetër imazhesh, këtë radhë nga Shqipëria e vitit 1941
Sipas Elsie, koleksioni fotografik është i Luc Kohut (Lutz Koch)
“Luc Koh (1903-1965) ishte shkrimtar gjerman nga Jonsdorf në rajonin Citau (Zittau), i cili ishte veçanërisht aktiv në periudhën naziste. Rreth vitit 1940 ndërmori me gruan një udhëtim automobilistik tetëmujor nëpër Evropën Juglindore për në Turqi. Udhëtimi përshkruhet në librin e tij të ilustruar Reise durch den Balkan: 20.000 Kilometer Autofahrt durch Ungarn, Rumänien, Bulgarien, die Türkei, Griechenland, Albanien und Jugoslaëien (Udhëtim nëpër Ballkan: 20.000 kilometra me veturë nëpër Hungari, Rumani, Bullgari, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Jugosllavi), Berlin 1941.
Pjesa shqiptare e udhëtimit të tij e çoi nga Follorina në Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Krujë, Mamurras dhe Shkodër. Luc Koh mbahet mend edhe për një udhëpërshkrim të Evropës Perëndimore, Veriore dhe Verilindore: Europa durch die Ëindschutzscheibe: 25.000 Kilometer durch 16 Länder (Evropa përmes xhamit të makinës: 25.000 kilometra nëpër 16 vende), Berlin 1938, si dhe për një biografi të gjeneralit të njohur gjerman Ervin Romel: Erëin Rommel: die Ëandlung eines grossen Soldaten (Ervin Romel: transformimi i një ushtaraku të madh), Shtutgart 1950. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga vëllimi ballkanas i vitit 1941.”, shkruan Elsie.
Diskutime rreth kësaj post