Këshilltari i Ilir Metës ka folur me tone të ashpra kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lorenc Vangjeli tha në studion e Tv Klan se Basha po bën shpërthim kamikaze. Sipas tij, Basha po kërkon të kryejë vetëvrasje dhe ka gabuar që nuk është tërhequr.
“Opozitar, pak i trembur, në pritje të raundit tjetër të ballafaqimit. Shqipëria mund të kalojë edhe në një palë zgjedhje të parakohshme. Bashën nuk arrijë ta kuptoj, po zgjedh të kryejë vetëvrasje. Po bën shpërthim kamikaze. Diti të sulmojë, sulmoi mirë, por gaboi në tërheqje, nuk u tërhoq atëherë kur duhej, kishte raste ta bënte dhe të dilte i fituar”, tha Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post