Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta ka komentuar opinionin e Komisionit të Venecias.
Ai tha se Venecia nuk sheh shkelje të Kushtetutës dhe se nëse mazhoranca vijon me procesin e shkarkimit të Presidentit, do të mbështetet mbi arsye politike dhe jo ligjore dhe kushtetuese.
“Tejkalim kompetencash do të thotë atëhere kur nuk e ke këtë kompetencë. Presidenti çfarë bëri me dy dekretet e tij? Ushtroi kompetencë që e ka ndonjë organ tjetër? Jo. Ushtroi një kompetencë të vetën, caktimin e datës së zgjedhjeve. Ushtroi një rol të tijin, arbitër kushtetues midis palëve në raste krizash,” tha ai në Top Talk.
Këshilltari i Metës deklaroi gjithashtu se Kuvendi dhe Presidenca janë në konflikt kompetencash dhe për këtë duhet të gjykojë Gjykata Kushtetuese. Sipas Dervishajt, nëse Kuvendi do të vendoste për shkarkimin e Metës, kjo do të ishte vetëgjyqësi.
Diskutime rreth kësaj post