Shtetet e Bashkuar të Amerikës u kanë dhënë ditën e djeshme goditjen finale klaneve pro ruse në Tiranë. John Bolton, këshilltari për Sigurinë i Presidentit amerikan, Donald Trump, ka telefonuar dje kryeministrin Edi Rama, teksa në fokus të bisedës ka qënë kufiri mes Kosovës e Serbisë dhe situatat në Ballkan. Ka qënë vetë Rama, ai i cili dje përmes një statusi në rrjetet sociale, ka dhënë më shumë detaje sa i takon bisedës me këshilltarin Bolton. Sipas Ramës, në fokusin e telefonatës ishte Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, në mënyrë që në Ballkan të mbyllej konflikti historik. “Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Paraditen e djeshme, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se do të kishte një komunikim me Shtëpinë e Bardhë. Por telefonata e Ramës me Bolton është një goditje për Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi që të dy kanë kundërshtuar hapur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, mesazhi i kësaj telefonate tregon qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë besim tek shefi i qeverisë shqiptare. Thënë më troç, SHBA përmes kësaj telefonate tregojnë hapur vendosmërinë e tyre së çështjen e ndryshimit të kufijve nuk e frenon dot askush, sikundër janë binomi “Meta-Berisha”.
Donald Trump i jep goditjen finale Metës dhe Berishës
Po ashtu, një tregues tjetër që tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur punën për një marrëveshje të re Serbi-Kosovë, ka të bëjë me Presidentin Hashim Thaçi, i cili prej dy ditësh ndodhet në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se Thaçi ka pasur takime me Ramën, ku në fokus të bisedës së tyre ka qenë pikërisht çështja e korrigjimi të kufijve Serbi-Kosovë sipas projektit amerikan. Pra, kjo lëvizje e amerikanëve është një mesazh dhe një goditje për klanet ruse në Shqipëri. Nga ana tjetër, ajo që tregon se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është i pashmangshëm, ka të bëjë me mënyrën se si udhëheqësit e këtyre dy shteteve kanë reaguar, ku si Hashim Thaçi ashtu edhe Aleksandër Vuçiç e kanë mirëpritur një gjë të tillë. Madje, jo më larg se dje, Presidenti serb i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku mes të tjerash i kërkon që të mbështesë një marrëveshje të re dhe finale mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje edhe kryeministrit kosovar, Ramush Haradinajt, i cili ka kundërshtuar fort korrigjimin e kufijve. Amerikanët i kanë kërkuar Haradinajt që të anulojë taksën me Serbinë, ndërsa prej dy ditësh në Prishtinë kanë qenë zyrtarë të administratës Trump, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit kosovar që të mbështesë ndryshimin e kufijve. Kështu që duke parë të gjitha këto lëvizje si nga ana e amerikanëve është edhe nga ana e udhëheqësve të dy vendeve ballkanike, duket qartë se po shkohet drejt korrigjimit të kufijve, ku padyshim sipas SHBA këtë proces do ta udhëheqë Rama-Thaçi-Vuçiç. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.
Diskutime rreth kësaj post