Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ironizuar largimin e këshilltarit të tij Besart Kadia, dhe emërimin e tij si zëvendës ministër i Financave në qeverinë e Edi Ramës.
“Keqardhje kam. Sepse është një person që investoi shumë për t’u identifikuar me ideologjinë e djathtë, papritur mori një vendim që është i tiji, nuk mund të hyj në vendimin e tij personal. Ai kritikonte qeverinë dhe vendimet e saj, por pesë muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizimi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, bëri zgjedhjen e tij”, tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post