Kryeministri Edi Rama duket se ka thelluar konfliktin dhe përplasjet me amerikanët, për shkak se këshilltari i tij mediat, analisti Baton Haxhiu ka shpërthyer në kritika të forta në adresë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Më konkretisht, zoti Haxhiu kritikoi ambasadoren Yuri Kim pas një interviste të transmetuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjte që shkoi. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ai theksoi se Yuri Kim foli si të jetë kryeministre e Shqipërisë. Duke u ndaluar të mbrojtja që Kim i bëri Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK-ut), analisti dhe gazetari Haxhiu deklaroi se SHBA ka të drejtë të kërkojë rezultate, por shtoi se jo me një retorikë të tillë.
“Yuri Kim foli si të jetë kryeministër i Shqipërisë. Foli me emra të përveçëm që i preku përkrahu sidomos drejtorin e policisë Nano, pastaj foli për SPAK-un sikur SPAK të ishte prokurori e ambasadës dhe jo e Republikës së Shqipërisë. Për SPAK tregon se institucionet e shtetit s’kanë kontrolle institucionale në Shqipëri dhe SPAK i përgjigjet ekskluzivisht financuesve. Ajo ka të drejtë të kërkojë rezultate por jo me këtë gjuhë”, deklaroi ai.
Më tej zoti Haxhiu kritika lëshoi dhe për deklaratat e Kim se ka media në Shqipëri që financohen nga Rusia. Analisti deklaroi se ambasadorja duhet të përmendte cilat janë këto media.
“Si mund të jetë një vend demokratit kur një thotë Rusia është e keqja dhe s’thotë cilat media janë të financuara nga rusët. Thuaj cilat media janë financuar nga Rusia”, nënvizoi ai.
Ndërkohë për takimin e zhvilluar disa ditë më parë, Baton Haxhiu theksoi se u bë me qëllimin e ambasadores së Meta të mos bashkëpunojnë me Sali Berishën.
Diskutime rreth kësaj post