Shtëpia e Bardhë po përgatitet për mandatin e dytë të Donald Trump në detyrë, tha këshilltari i presidentit republikan, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit përballë Joe Biden.
“Ne vazhdojmë të punojmë në Shtëpinë e Bardhë, duke besuar se Trump do të ketë një mandat të dytë”, i tha Fox Business, Peter Navarro, një nga këshilltarët e presidentit në largim.
“Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të ketë një hetim për fletët e votimit”, shtoi ai duke besuar te deklaratat e presidentit për manipulim të votave. Trump nuk e ka pranuar humbjen. Ditët e fundit ai është shfaqur pak në publik ndërsa ka nisur betejën gjyqësore.
Diskutime rreth kësaj post