Ai thotë se ata janë bërë kobure e Edi Ramës.
“Nga Selami e kam pritur që të bëhet koburja e ndryshkur e Ramës në PD, por jo nga Jozefina Topalli. Jozefina Topalli, e quajtur dikur zonja e hekurt e PD-së, nuk është e besueshme kur bëhet befas e moderuar. Nuk e kemi harruar vitin 2005, kur në fushatën e zgjedhjeve parlamentare që sollën PD-në në pushtet, ajo në një debat televiziv tha se fjalët që bënë shumë bujë se Berisha duhet t’ u kishte dhënë plumbin ballit socialistëve në 1997.
Kur dëgjon Jozefinën që bëhet si e moderuar sot, të vjen të pyesësh nëse është kjo është i njëjti person që kur ishte kryetare e Kuvendit iu ulërinte gardistëve që t’i kapnin për zhelesh e t’ i flaknin jashtë sallës së Kuvendit deputetët socialist. Sjellja e sotme e Jozefinës nuk është në natyrën e saj, prandaj arsyet për qëndrimin e saj sigurisht që mund të shpjegohen me shkaqe që i di vetë ajo, por dyshoj sepse është dhe kushërirë e Edi Ramës.
Për Majlinda Bregun që të jem krejt i sinqertë e kam dilemë nëse duhet ta quaj “kobure e ndryshkur”, sepse ky do të ishte nder për të, po të kihet parasysh një damkë që i ka mbetur asaj. E kam fjalën për atë ngjarjen që ka ndodhur në Bruksel, në 2011, kur Majlinda Bregu, që atëherë ishte Ministre e Integrimit, është filmuar në një bisedë me Edmond Haxhinaston që atëherë ishte Ministër i Punëve të Jashtme, nga LSI. Videoja u përhap shumë dhe bëri bujë. Në video dëgjohet z. Haxhnasto të thotë:
“Kush dëgjon pordhët e këtyre tani.”
Pas këtyre fjalëve Majlinda Bregu qesh me të madhe, me këtë shaka vulgare, sikur dëgjoi ndonjë gjë shumë të mençur. Kjo është fytyra e vërtetë e Majlindës që hiqet gjoja si një zonjë me etikë të lartë që është avokate politike e Brukselit në Shqipëri. Koburja e ndryshkur politike e saj, tani lëshon vetëm “pordhë” të cilave nuk iu trembet askush as në PD e kudo gjetkë”, shkruan Kulla.
Diskutime rreth kësaj post