Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Tiranës, akuzojnë kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se në 5 muaj nuk ka asnjë bilanc të punës së tij, por mburret me punën e të tjerëve.
Duke iu referuar inspektimit të punimeve nga ana e Veliajt për projektin e Bulevardit të ri, këshilltarët e PD, shprehen se punimet u kryen nga administrate e Bashës.
“Projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha. Veliaj dhe shefi i tij të nxirë nga smira e bllokuan për dy vjet në mënyrë antiligjore dhe kriminale këtë projekt dhe mijëra vende të reja pune që hapeshin përmes tij”, thuhet në deklaratën për mediat.
E vetmja punë e Veliajt në Bulevardin e Tiranës është reduktimi i gjelbërimit, thuhet në njoftim.”Nga një sipërfaqe sa 7 herë Parku Rinia, Veliaj siç e ka deklaruar vetë e ka reduktuar në një sipërfaqe sa 5 herë Parku Rinia. Pra një siperfaqe sa 2 herë Parku Rinia do të betonizohet përkundrejt rryshfetit për Veliajn dhe shefin e tij”.
Diskutime rreth kësaj post