Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë në parim, zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë de Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e të burgosurve shqiptarë.
Propozimi u dha nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa vendimi i sotëm i miratuar, hyn në fuqi menjëherë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, vendosi:
“Miratimin, në parim, të marrëveshjes zbatuese të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në VKM.
Diskutime rreth kësaj post