Në një deklaratë për mediat Këshilli i Evropës, kërkon që Shqipëria të respektojë të drejtën e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri. Me rëndësi të madhe është zbatimi i parimit të vetë identifikimit.
Deklarata e plotë thekson:
Në opinionin e saj të katërt mbi Shqipërinë, Komiteti Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës mbi Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM) i kërkon Tiranës që të bëjë operacional ligjin e vendit për mbrojtjen e pakicave kombëtare nëpërmjet miratimit të legjislacionit të mëtejshëm. Duke shqyrtuar progresin e bërë dhe duke dhënë rekomandime në bazë të vizitës së vitit të kaluar, Komiteti këmbëngul se parimi i vetë identifikimit të lirë duhet të respektohet rreptësishtë dhe që autoritetet të ndalojnë të mbështeten ekskluzivisht në të dhënat arkivore dhe në regjistrin civil në verifikimin e vetëdeklarimet e personave që u përkasin pakicave kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post