Louise Bourchier, edukator seksi nga Auckland, Zelanda e Re, ka realizuar një sërë seminaresh dhe ka kultivuar pozitivitet, duke informuar komunitetet rreth edukimit seksual për shtatë vjet.
Ky edukator i veçantë, drejtoi seminarin të quajtur “Upgrade Pleasure” rreth kënaqësisë dhe asaj se çfarë duam në shtrat.
Ja tre gjërat që duhet të dini, sipas Bourchier, për të pasur seks më të mirë:
Bourchier e krahasoi seksin me një seancë muzikore, një proces që përfshin qasje të ndryshme, si teknika, stile dhe ndjenja se çfarë ndjehet vërtetë. Çfarë pëlqehet nga një person mund të cilësohet si mediokritet për një tjetër, ndërsa ka fakte themelore anatomike që të lënë të kuptosh se sa të dobishme janë ato dhe se duhen marrë gjithmonë në konsideratë. Nuk ka asnjë manovër magjike që punon për të gjithë në çdo kohë.
Është e rëndësishme të flitet më shumë rreth seksit
Është shumë herë më e lehtë të shprehësh atë që dëshiron kur gjen fjalët e duhura për të shprehur. Por, çfarë ndodh nëse kur shqiptoni fjalët e nevojshme, skuqeni? Bourchier inkurajoi zhvillimin e një niveli rehatie me zhargon, me sa më shumë bashkëbisedime të ndjeshme. Nuk është hera e parë të keni përmendur fjalën “klitor”. Diçka e thjeshtë, një nxitje që përmes fjalëve ndihmon për një marrëdhënie seksuale të dëshiruar. Edhe bisedat e seksit mes miqsh mund të ndihmojnë në përmirësimin e thënies së fjalëve që në çift hezitojmë t’i lakojmë.
Teknika + komunikim = seks i shkëlqyer
Teknika dhe komunikimi janë çelësi për një seks të shkëlqyer. Është e rëndësishme të keni teknika të mira dhe një anatomi të kuptueshme, pra komunikimi është gjysma e dytë e ekuacionit. Bourchier theksoi se të dy elementet, njohuria dhe se si është artikuluar shprehia e fjalëve, janë të rëndësishme në ndërtimin dhe ruajtjen e një jete të kënaqshme seksuale.
Diskutime rreth kësaj post