Tashmë një veterane e socialistëve, nuk ka munguar të shfaqet dhe sot në mbledhjen e forumit më të lartë të PS, Arta Dade ose “zysha” siç cilësohet shpesh në shenjë respekti nga socialistët.
Me sugjerime, këshilla, madje edhe kritika socialistja Arta Dade ka folur nga podiumi gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së. Dade ka thënë se krerët e rinj të PS-së, të mos bëjnë servilin, por të verifikojnë informacionet para se të bëjnë raportimet.
“Kam këshillë për kryetarët e rinj të partisë të mos bëjnë servilin dhe pa verifikuar informacionin të raportojnë. Nuk ka asgjë për ta zmadhuar për arsyen e saktë se në organizatat tona, në zonat e largëta, ka edhe bari që në kohën që bëhet mbledhja janë duke kullotur delet, u duhet të flasin me delet që smarrin vesh, ka studentë që janë në Tiranë dhe nuk vijnë dot, ka emigrantë që punojnë sezonalë për të mbledhur mandarinat.
Do i këshilloja të merremi më shumë me ato organizata ku kemi probleme dhe rezultate janë të dobëta, të kenë kujdes në mënyrën që me njerëzit që punojnë dhe fitojnë sa herë ka zgjedhje zgjedhjet, ti marrim si shembull edhe të sakrificës”- tha Dade.
Ajo falenderoi Ramën që erdhi vetë pasi doli rezultati për të falënderuar Kolonjën.
“Falënderoj edhe Niko Peleshin që ishin të pranishëm dhe ndihmuan në fitore, se ishte shumë e rëndësishme, të gjithë e kuptojnë se është parathënia e zgjedhjeve, edhe Dibra dhe Kolonja janë parathënia që ne do i fitojmë zgjedhjet, por më parë duhet të konsolidojmë partitë, strukturat dhe koalicionin, falënderoj atë pjesë të LSI që bashkë më socialistët punuan në terren”- tha ajo.
Ajo denoncoi akuzat e Bashës për zgjedhje të manipuluara. “Kolonja ka mbetur jashtë vëmendjes së të gjitha qeverive, atje nuk janë bërë mrekullira, por për premtimet e dhëna në fushatë, i lutem Damianit se ka bërë premtim spektakolar, që duhet ta realizojë deri në zgjedhjet që vijnë”- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post