Vetëm për shkak se disa vende na janë të padukshme, kjo nuk do të thotë që rregullisht t’i verifikojmë, sepse kjo mund të na shpëtojë jetën.
Është shumë me rëndësi që rregullisht t’i verifikojmë hapësirat midis gishtave të këmbëve, sepse aty mund të shfaqet kanceri apo melanoma, transmeton Telegrafi.
Kanceri nuk është problem i madh, nëse vërehet me kohë dhe intervenohet, por nëse është i fshehur, kjo është shumë e vështirë të shërohet dhe kjo i ofron kohë që të zhvillohet dhe të bëhet i rrezikshëm për jetën.
Prandaj, është e domosdoshme që rregullisht t’i kontrolloni hapësirat midis gishtave dhe t’u kushtoni kujdes të gjitha lythave, mirëpo në rast se vëreni ndryshime, është me rëndësi që menjëherë të shkoni te mjeku.
Kur kontrolloni trupin në kërkim të ndryshimeve të pazakonshme, gjithmonë është me rëndësi që të keni parasysh këto këshilla, sepse mund t’ju ndihmojnë të zbuloni melanomën:
– Nëse lythi apo pikla nuk duken të rrumbullakëta, por kanë formë amebe – mund të jetë shenjë e parë e alarmit.
– Nëse kufijtë e lythit nuk janë të dukshëm apo janë të parregullt, shkoni në kontroll te mjeku.
– Nëse në njërin lyth vëreni disa nuanca ngjyrash të caktuara, kjo zakonisht është shenjë e mirë.
– A ju bëhen lythat të trasha apo të gjera? Vazhdoni t’i kontrolloni, aq më parë nëse vëllimi është më i madh se 6 milimetra.
– Nëse lythi rregullisht ndryshon ngjyrën e vet dhe dimensionet më së miri është të shkoni në kontroll te mjeku.
Diskutime rreth kësaj post