Këshilla seksuale për meshkujt nga autori i Kamasutras
Sikurse dhe herë të tjera, shkrimi i sotëm u drejtohet meshkujve të vërtetë (e theksoj), jo atyre të hibridizuar. Autori i KAMASUTRËS si një njohës i përsosur i shpirtit dhe trupit të femrës, përmes faqeve të arta të udhëzuesit të dashurisë citon disa këshilla për meshkujt. Këshillat vijnë për lexuesin nga gazeta ‘BLIC’.
Mashkulli duhet të dijë të flirtojë: Flirtimi nuk është të dalësh në anë të rrugës e t’i fërshëllesh PA MEND secilës që kalon andej. Arti i flirtit do teknikë. Fillon me shikime të shkëputura, jo të zgjatura dhe buzëqeshje të lehta. Në qoftë se pala tjetër, shfaq një lloj interesimi, atëherë, bën hapin e dytë, e pyet për emrin e saj dhe pastaj të mëson vetë puna… Gjithmonë me butësi dhe durim…
Mashkulli nuk duhet të premtojë gjëra që nuk përmbush dot: S’është e domosdoshme t’u thuash të gjithave se i do dhe se do të martohesh me to. Thjesht bëji të ndihen mirë për aq kohë sa janë me ty, leri gënjeshtrat në anë dhe ji vetvetja. Përndryshe, mos shko fare me to.
Mashkulli duhet të ketë përvojë në seks: Përvoja nuk fitohet nga njëra ditë në tjetrën, por me kalimin e kohës. Mos ia moho vetes lidhjen me një femër më të madhe se ty në moshë, diçka më shumë ke për të mësuar. Gjithashtu, mos u bëj përsëritës në zgjedhjet e tua. Mos zgjidh femra më të njëjtat tipare, prefero të jenë të ndryshme mes tyre. Vetëm kështu do të ndihesh i ngopur, dhe nuk do të kesh neps për të gjitha…
Mashkulli nuk duhet të shfrytëzojë asnjë femër seksualisht: Akoma dhe nëse nuk ke motër, ke patjetër nënë. Mos i bëj asnjë femre atë që nuk do doje t’i bënin nënës tënde. Qëndro larg përdhunimeve apo metodave të tjera shfrytëzuese. Bota është me rrota…
Mashkulli nuk duhet të mburret për lidhjet e tij të mëparshme: E shkuara mbetet e shkuar, as fshihet, as harrohet dhe mbi të gjitha nuk ndryshohet, thjesht lihet aty ku është. Pra, është e tepërt të diskutohet herë pas here.
Mashkulli duhet të zgjedh për grua femrën që dëshiron më shumë se çdo tjetër: Martesa është hapi më i rëndësishëm për çdo individ. Para se të ndërmarrë një vendim të tillë duhet të jetë plotësisht i sigurtë për ndjenjat e tij. Vatsyayana thotë se ajo duhet të jetë femra më e përsosur që mashkulli ka pasur ndonjëherë në jetën e tij. Për këtë arsye, nuk duhet të nxitohet apo të ngatërrojë entuziazmin me dashurinë e vërtetë. Përvojat e mëparshme duhet t’i bëhen mësim për shmangien e gabimeve në të ardhmen. Vetëm kështu do të mësojë t’i përkushtohet njërës, dhe jo disave, sepse siç thotë dhe shprehja popullore: “S’mbahen dy kunguj nën një sqetull”.
Diskutime rreth kësaj post