Taulant Balla ka reaguar pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e tij nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin e tyre se shoqërohet me trafikantë.
“Edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua nje kamion me balte për te me mbuluar mua ne sytë e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe përplasen pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria kete baltosje te vazhdueshme!?”, thotë Balla.
“Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli dështoi jo vetëm me zgjedhjet e me drejtimin politik të opozitës, por edhe me prodhimet filmike të studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji janë tanimë subjekte të punës së Prokurorisë, njëri me fletë- arresti të prerë, tjetri me faqen e nxirë nga përfshirja në film.
Ndërkohë edhe filmi tjetër me nënkomisarin që u kërcënua në praninë time😂 me armë në komisariat, është drejt dështimit të plotë, sepse jetojmë në kohën dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera që i nxjerrin bllof dylbitë e Palokës.😁
Po ndërkohë kjo baltë seriale është ende e vlefshme për eksport se miqtë e huaj s’kanë kohë të merren me detajet e këtyre manipulimeve të ndyra. Kështu edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë. Hallin tim s’e kam fare se kam vite që përplasem pa kompromis me këtë llum dhe pres edhe më keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme!? Ua lë shqiptarëve ta gjykojnë.
Unë vetë kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh në fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pandërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurtë që pas pak ditësh do të kërkojnë edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqipëri, habitem që nuk e përmenden që sot. Nëse opozita do ta përdori këtë kërkesë si argument për të bojkotuar edhe Takimin në Bruksel, atëherë thjeshtë gjeni argument tjetër”, shprehet Balla.
Diskutime rreth kësaj post