Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas dorëzimit të kërkesës nga ana e Partisë Socialiste lidhur me përjashtimin me 10 ditë të tij dhe 7 deputetëve të tjerë të PD-së nga seancat plenare.
Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji shkruan se 7 deputetë socialistë të cilët nuk flasin asnjëherë në Kuvend qenkan shqetësuar për deputetët e opozitës të cilët kërkuan në seancë për të mbrojtur interesin publik duke kërkuar fjalën.
Sipas Salianjit kryeministri Edi Rama kërkon të eleminojë opozitën dhe pupacët që ka zgjedhur të bëjë kërkesën janë pjesë e memecërisë politike që duan ta kthejnë në normë parlamentare.
Partia Socialiste sot ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për tetë deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend.
Bëhet fjalë për deputetët demokratë: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Deputetët socialistë të cilët firmosën këtë kërkesë janë: Ilir Ndraxhi, Mirela Pitushi, Shpresa Marnoj, Antoneta Dhima, Pranvera Resula, Lindita Buxheli dhe Gerta Duraku
Postimi i plotë i Salianjit:
“Memecëria parlamentare do marrë fund!
7 deputetë të PS që thuajse nuk flasin kurrë qenkan shqetësuar se pse ne si deputetë të opozitës kërkuam në seancë të mbrojmë interesin publik duke kërkuar fjalën! Kërkuam që Rama të përgjigjej në parlament para qytetarëve për super skandalin Rama- Mcgonigal!
Edi Rama nuk i ble dhe as kërcënon dot institucionet e SHBA 🇺🇸 dhe as i mbyll dot gojën mediave botërore me kërcënime, joshje apo shantzhe kërkon të eleminojë opozitën!
Pupacët që ka zgjedhur të bëjë kërkesën janë pjesë e memecërisë politike që duan ta kthejnë në normë parlamentare!
Përdor gjithçka për kërcënimin dhe eleminimin e opozitës, nga përoduki i çdo aseti për implikikin e Mcgonigal, pagesat korruptive, pêrdorimi i krimit, nuk rastësore që në krye të kërkesës për përjashtimin e deputetëve të opozitës qëndron një deputet që del në publikimet e gazetës Bild si i lidhur me bandat më famëkëqija të krimit në Shijak dhe Durrës!‘-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post