Qeveria britanike synon të ulë numrin e emigrantëve të huaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Nga pranvera e vitit të 2024 do të nis ashpërsimi I rregullat për të marrë një vizë britanike. Aplikuesit duhet të kënë të ardhura me të larta.
Qeveria e kryeministrit Britanik, Rishi Sunak, në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve të huaj, do të shpërsoj rregullat e marrJes së një vize për azilkërkuesit duke filluar nga pranvera e vitit të ardhshëm. Autoritetet kanë shpallur planin e ri me 5 pika.
Kështu emigrantët do të duhet të fitojnë më shumë të ardhura për të marrë një vizë pune dhe do ta kenë më të vështirë të sjellin anëtarët e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Duhet të fitojnë 38,700 paund për të marrë një vizë për punëtorë të kualifikuar, nga 26,200 paund që është tani.
Duke filluar nga janari, shumica e studentëve të huaj të diplomuar gjithashtu nuk do të mund të sjellin më familjarë të tyre.
Edhe punonjësit e huaj në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social nuk munden të tërheqin të afërmit në Britani. Kjo lëvizje e rradhës e qeverisë britanike ka shtuar shqetësimet, pasi shumë persona kërkojnë të shkojnë në Britani, për mundësi më të mira ekonomike.
Ishte Sekretari i Brendshëm James Cleverly i cili tha se numri i emigrantëve duhet të zvogëlohet dhe se deri më tani ka pasur abuzim të vizave.
Këtë të martë Cleverly ndodhet në Ruandë, për nënshkrimin e një traktati të ri për planin e qeverisë për azilin. Plani i mëparshëm për të dërguar në Ruandë azilkërkuesit u pengua nga Gjykata e Lartë, e cila e quajti atë të paligjshëm.
Mbretëria e Bashkuar tashmë i ka paguar qeverisë së Ruandës 140 milion paund për skemën, por asnjë emigrant ende nuk është dërguar atje.
Emigracioni po rezulton të jetë një çështje e rëndësishme përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, të cilat priten në 2024.
Diskutime rreth kësaj post