Analisti i njohur, Fatos Lubonja, ka komentuar raportin zyrtar të Komisionit të Venecias për presidentin Meta. Sipas tij PS se nuk do të ketë një lëvizje të menjëhershme për shkarkim.
“Sa kohë që ne do presim të na e bëjë arbitrin, atë që duhet ta bëjë vetë, të tjerët, ne nuk kemi gjë në terezi. Fakti që i japim kaq shumë rëndësi të huajit është një shenjë që politika jonë nuk është e emancipuar dhe nuk bën dot shtet. Po nuk u emancipua kjo klasë politike, edhe gjyqtarët, jemi shumë mbrapa. Nuk më duket se do të kemi një zhvillim të menjëhershëm për shkarkimin e Metës. Rama ka hapur shumë fronte dhe ky është një prej tyre, me kundërshtarët e vet.
Sigurisht, ai kërkon t’i eliminojë të gjithë, por janë edhe shumë pengesa që i dalin para. Kur flas për fronte, kam parasysh Metën, Astirin, Teatrin, etj. Të dy palët nuk janë të aftë për dialog. Presidenti s’duhet të bëjë asgjë, të vazhdojë punën si President dhe ashtu siç ka punuar. Eliminimi i Presidentit me këtë sebep është skandal, është pjesë e autoritarizmit. Mund të ndodhë çdo gjë, por nuk mund të shkojnë deri te shkarkimi”, tha Lubonja në News24.
Diskutime rreth kësaj post