Anëtari i partisë Demokratike ka folur në lidhje me ‘sfidën’ të cilin i ka hapur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Kadilli u shpreh se ai është i vetëdijshëm për garën që ka shpallur dhe tha se PD ka nevojë për një projekt të ri të cilin ai e disponon.
“Shpallja e kandidaturës nga ana ime erdhi në të njëjtin moment me kërkesën për t’u larguar kryetari aktual. Ai konsumoi 8 vite në drejtimin e partisë, dy gara për parlamentin dhe dy elektorale dhe të katërta të dështuara. Unë kam kërkuar kryesisë të mblidhet e të caktojë një kryetar dhe aty kam shpallur kandidaturën. Pra kisha vetëdijen e plotë dhe qartësinë e duhur. PD ka nevojë për një projekt të ri dhe unë jam mbartës i një projekti”, u shpreh Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post