Në ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri zhvilloi edhe një komunikim të shkurtër.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se do të dëshironte që pjesë e kësaj ceremonie të ishte edhe opozita.
“Do të kisha dashur që sot këtu të ishte opozita Jo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës tonë, por ky nivele marrëdhëniesh me BE kërkon edhe një nivel të ri të marrëdhënies mes qeverisë dhe opozitës, por sot për sot opozita ndodhet në një hendek që madh që bie ndesh me frymë logjikën e BE”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post