Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se Sota kërkon zëvendësim mase për arsye shëndetësore. Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”.
Ai akuzohet për shpërdorim detyra, ndërsa në kuadër të këtij operacioni u shkatërruan disa grupe kriminale, ku u arrestuan disa ish-zyrtarë policie, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjithashtu, Gjykata ka vendosur të shtyjë kërkesën për zbutje të masës të bërë nga i dyshuari Aleks Mema. Avokati Detar Hysi argumenton në kërkesë se masa ndaj Memës duhet zbutuar për arsye shëndetësore, pasi rrezikon jetën në kushtet e burgut. Seanca është shtyrë për në datën 28 korrik.
Diskutime rreth kësaj post