Apeli i GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri dhe ka ndryshuar masën për Pandeli Kokaveshi nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Përmes avokatit të tij Edmond Demo, Beleri kërkoi lirim nga burgu dhe ndryshim të masës “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata Antikorrupsion me kërkesë të SPAK.
Apelimin e ka kryer jo vetëm Beleri por edhe Pandeli Kokaveshi i cili pas arrestimit, u shtrua në spital.
Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Më pas thotë prokuroria një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohet se paguan para në shkëmbim të votës.
Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambjentale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.
Diskutime rreth kësaj post