Deputeti i Ballit Kombëtar, Artur Roshi kërkoi interpelancë me ministrin e Brendshëm në lidhje me ekstradimin e mësuesit turk që dyshohet se ishte i lidhur me lëvizjen Gylen, Harun Çelikun, por edhe cështje të tjera, përfshirë kanabisin.
Ai i ka drejtuar Sandër Lleshajt disa pyetje në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Roshi tha se ushtarakët kanë prirje të mbrojnë shtetin dhe jo individin.
“2019 nuk ishte ndonjë vit rekordesh pozitiv e për këtë ministri dhe duket që 2020 nuk ka filluar mbarë. Situata e krimit është rënduar. Vlen të shtojmë disa pyetje që shqiptarët të kuptojnë kohët që jetojmë.
Ndoshta për herë të parë vjen në krye të këtij institucioni një ministër me karrierë ushtarake. Ushtarakët kanë prirjen të jenë në anën e shtetit, janë të interesuar për të drejtat e shtetit dhe jo të individit.
Klasa politike ka harruar që shteti përbëhet nga individë për ti shërbyer atyre. Shteti pa individin e humbet funksionin e tij. Kush janë raportet tuaja në këtë drejtim që përcakton edhe mënyrën tuaja të drejtimit tuaj në krye të ministrisë së Brendshme.
Pyetjet:
Cila është procedura ligjore që ndiqet për teportimin. Cfarë procedurë është ndjekur për Harun Celik, deportimi apo dëbimi? A ishin në dijeni se në Turqi i kërcënohej jetë? A mendoni se kjo do të ndikojë keq në hapjen e negociatave? A mendoni se mënyra e sjelljes së shtetasve të huaj ndikon në sigurinë e bizneseve dhe investimeve në vendin tonë?
Kush janë mekanizmat e reja që institucionit që ju drejtoni do të rrisë kontrollin ndaj lëndëve narkotike në një shkallë të lartë gjatë vitit që vjen?
Si e konsideroni referencën e RAI 3 në lidhje me shtimin 12 herë më shumë të shtimit të narkotrafikut?
Çfarë masash keni marrë për rritjen e sigurisë në shkolla?”
Diskutime rreth kësaj post