Kërkohet pronari i 130 mijë eurove
Vjenë, 10 dhjetor – Kërkohet pronari i 130 mijë eurove të gjetur në Danub, jo larg Vjenës. Dyshohet se ato vinin nga Ballkani.
Kalimtarët e rastit, që i gjetën ato, nëse vërtetohet se nuk ka pronar dhe nuk janë me “origjinë kriminale”, do të mund të merrnin shpërblim gjithë shumën.
Këto para i kishin parë kalimtarët duke notuar mbi ujë në lumin Danub, kurse policia është vënë në kërkim të pronarëve të tyre.
Fillimisht ishte dyshuar mos ishin fals, por ndërkohë kanë vërtetuar se bëhet fjalë për para origjinale.
Policia dyshon në shpërlarje parash dhe se gjurmët çojnë nga Ballkani, transmeton Koha.net raportimet e medieve.
“Ka mundësi që ndonjë person të ketë humbur nervat dhe ka hedhur paratë në Danub”, është një nga supozimet. Hetime janë zhvilluar edhe në një pistë tjetër, të gjetjes së bankës, por kjo s’ka mundur të vërtetohet.
Diskutime rreth kësaj post