Ditën e djehsme Voice Of America publikoi disa përgjime ku tregohet se kryetari i Bashkisë Durrës bashkpunonte me bandat e Durrësit për vjedhjen e votave.
Publikimi i përgjimeve solli reagime të shumta nga politika.
Fjalët e opozitës e cila i denonconte këto raste prej kohësh tani u vertetuan.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili ishte i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar përgjimet e publikuara një ditë më parë, për grupin “Avdylaj” nga Zëri i Amerikës. Alibeaj, tha se blerja e votave është denoncuar prej 5 vitesh nga Partia Demokratike, ndërsa Zëri i Amerikës thjesht e ‘celebroi’ si të vërtetë.
Deputeti demokrat u shpreh se me përgjimet e bëra publike dje, kupton dimensionin e zhytjes së krimit, në vendin tonë.
“Ça ishte e re, e para ishte e thënë nga Zëri i Amerikës dhe nga opozita që kemi 5 vite me këtë histori. E kemi parë si bandat e krimit i sulen shqiptarëve, o me para o me presion për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Tashmë që e thotë Zëri i Amerikës që nuk është vetëm një media, celebrohet si një e vertet, por e thënë nga Zëri i Amerikës që është media zyrtare e qeverisë amerikane.
E reja e dytë, së paku nga përgjimet e bëra dje publike, kupton ku është dimensioni. Zhytja e krimit është e shtrirë në të gjithë territorin, kuptohet qartë që në të gjitha qarqet e provuar, se rezultati i zgjedhor i 4 qarqeve nuk është real. Gjëja e parë është të jepte dorëheqjen si akt moral. E patë si ishte sjellja e kryeministrit, i çoroditur. Ai kërkon nga falangat e prokurorisë të padisin Zërin e Amerikës. Ai është njeriu që ka uzurpuar fatin e vendin. Ky njeri nuk do t’ia dijë se na çfarë situate ndodhen shqiptarët, të cilët i ka vjedhur vullnetin.
Shqipëria nuk është se ka shnderritur nga rotacionet, por rotacionet janë paqësore, pra që ka prevaluar vullneti i shqiptarëve. Ky që duhet ta pësonte në Dibër, fitoi me një rezultat shumë herë më të lartë”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post