Pasi gazetari Klodian Tomorri e nxori ‘blof’ ne lidhje me faktin se kontratat e incenatorëve janë publike dhe jo sekrete sikurse pretendonte ai, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me analistin Julian Zyla
Analisti Zyla i kërkoi nga Bardhit që të kërkonte falje pasi gënjeu duke thënë se kontratën e kishte parë vetëm ai.
DEBATI NË STUDIO:
Mesazh nga Klodian Tomorri: Kontratat janë publike tek faqja e ATRAKOs.
Bardhi: Ok!
Zyla: Ti the që nuk janë publike, tani doli që janë online. Do i kërkoni falje shqiptarëve?
Bardhi: Jo nuk u kërkoj! Sepse s’kam ardhur këtu të më thuash mua çfarë të kërkoj. Mos më bëj zhurmuesin mua. Merr rrogën në shtet.
Zyla: Mos u nxeh se tregon dobësi.
Bardhi: Para datës 16 merret leja mjedisore dhe brenda datas 17, Stela, 23 vjeç, merr kontratën. Stela duhet të mbyllte investimin në vitin 2017. Ata morën para sepse Stela nuk kishte lekë. Sepse kompania kishte 0 lekë.
Zyla: Sapo the që kishte 50 mijë euro, si nuk paska para?
Diskutime rreth kësaj post