Një anije zhytëse që kishte pesë turistë – në një udhëtim të thellë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut – u zhduk të dielën, duke nxitur një përpjekje të madhe kërkimi.
Më poshtë ua sjellim një vështrim të situatës ndërsa shpëtimtarët po “luftojnë me kohën” për të kërkuar një zonë rreth gjysmës së madhësisë së Belgjikës për “nëndetësen”, që mund të jetë në fund të oqeanit ose në sipërfaqe, me turistët të mbyllur brenda.
Koha është një shqetësim kyç
Të martën në orën 17:00, ekspertët vlerësuan se ajo kishte rreth 40 orë ajër që “merrte frymë”, që do të thotë se shpëtimtarët kanë pak më shumë se 20 orë për të gjetur anijen e zhdukur.
“Problemi i madh tani është koha”, ka thënë për Al Jazeera, Jonathan Holloway, një kapiten i Marinës Mbretërore në pension në Britaninë e Madhe që shërbente në nëndetëse.
“Ne e dimë se në një moment, atyre do të mbarojë oksigjeni. Por sigurisht, mbarimi i oksigjenit nuk është e vetmja gjë e keqe”.
“Ndërsa nivelet e oksigjenit bien, ju bëheni më pak të aftë për t’u përqendruar, më pak të aftë për të punuar dhe për këtë arsye më pak në gjendje t’i përgjigjeni njerëzve që janë jashtë duke u përpjekur t’ju ndihmojnë”, ka shtuar ai.
Terreni jo i përshtatshëm
Nëse “nëndetësja” është në “dyshemenë e oqeanit”, do të ishte pothuajse e pamundur të shpëtohej, thonë ekspertët.
Rrënojat e Titanikut janë rreth 2.5 milje (4 kilometra) nën sipërfaqe. Kështu, nëndetësja humbi kontaktin më shumë se në gjysmë të rrugës gjatë zhytjes së saj.
“Është errësirë e madhe atje poshtë. Është shumë ftohtë. Shtrati i detit është baltë dhe është i valëzuar. Ju nuk mund ta shihni dorën tuaj”, tregon Tim Maltin, një ekspert për fundosjen dhe rrënojat e Titanikut.
Ndërsa Mike Reiss, një pasagjer i mëparshëm i Titan, tha: “Ata mund të jenë ngecur në fund të oqeanit”.
“Ndoshta ka pasur një çarje dhe ka hyrë uji; Nuk jam shumë optimist për kthimin e tyre”, shtoi ai.
Tërheqja e saj në sipërfaqe
Ekspertët thonë gjithashtu se një shpëtim nuk ka gjasa nga fundi i detit.
Ekzistojnë vetëm një pjesë e vogël e anijeve zhytëse që mund të arrijnë në thellësitë e mbytjes së Titanikut.
Edhe nëse mund ta arrinin atë, zhytësit nuk kanë fuqinë për të tërhequr anijen deri në sipërfaqe.
Çfarë është bërë deri tani?
Të paktën 10,000 milje katrorë (25,900 kilometra katrorë) janë kontrolluar, sipas Rojës Bregdetare të SHBA.
Polar Prince e Kanadasë, që po mbështeste Titan, po kryente kërkime në sipërfaqe me ndihmën e një aeroplani zbulues kanadez Boeing P-8 Poseidon dhe ushtria kanadeze përdori potencialet për të dëgjuar çdo tingull të mundshëm nga Titani.
Veç tjerash, atyre i janë bashkuar edhe anije nga e gjithë Evropa që kanë bashkuar përpjekjet për të shpëtuar një zhytëse të humbur përpara se të mbarojë furnizimi me oksigjen për pesë anëtarët e ekuipazhit në bord.
Ku u zhduk Titan?
Ekuipazhi i Titan humbi kontaktin me ekuipazhin e anijes kërkimore Polar Prince – një orë e 45 minuta pasi ajo filloi një zhytje për të parë rrënojat të dielën.
Mbytja e Titanikut, një anije oqeanike britanike që goditi një ajsberg dhe u mbyt në udhëtimin e saj të parë në prill të vitit 1912, shtrihet rreth 900 milje (1,450 km) në lindje të Cape Cod, Massachusetts dhe 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Newfoundland.
Cili është skenari më i keq?
“Skenari i vërtetë i makthit është se ata janë të gjallë, në sipërfaqe… duke mbaruar nga ajri dhe nuk mund të dalin jashtë”, thotë David Pogue, shkrimtar shkencor dhe pasagjer i mëparshëm i Titan.
Sipas Jannicke Mikkelsen, një mike e biznesmenit në bord Hamish Harding dhe eksploruese, mungesa e fuqisë është një nga sfidat kryesore.
“Ata kanë oksigjen të mjaftueshëm për t’i mbajtur gjallë dhe për t’i mbajtur për 96 orë, por ata gjithashtu kanë nevojë për fuqi për të qëndruar gjallë, kështu që skenari më i keq është se ata kanë oksigjen, por nuk kanë fuqi, dhe nëse nuk kanë kanë fuqi, ato do të bëhen hipotermikë shumë shpejt”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post