Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të martë një postim në Facebook ku flet për gjetjen e naftës në malin e Shpiragut në Berat.
Ai shkruan se në 6.1 kilometra thellësi është bërë zbulim i rëndësishëm i cili sipas tij sjell edhe shpresën e nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë
Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”,-shkruan kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post